LIFESTYLE

Barbie 11 dollarë dhe iPhone 800 dollarë, dhuratat që fëmijët kërkojnë më shumë këtë sezon festash

Barbie 11 dollarë dhe iPhone 800 dollarë, dhuratat që

Ndërsa fëmijët po hartojnë listat e dëshirave për fundvit, prindërit po përgatiten për një sezon festash që pritet të jetë i kushtueshëm. Lodrat klasike dhe pajisjet teknologjike kryesojnë listën e dhuratave më të kërkuara këtë vit, sipas një sondazhi të publikuar në tetor nga Intuit Credit Karma, ku morën pjesë mbi 1,000 të rritur.

Sipas të dhënave, fëmijët po kërkojnë gjithnjë e më shumë produkte që variojnë nga Barbie-t me çmim rreth 11 dollarë deri te iPhone 17 që nis nga 799 dollarë, duke e bërë sfiduese balancën e buxhetit për shumë familje.

Çfarë po kërkojnë më shumë fëmijët këtë vit?

Sondazhi rendit pesë kategoritë kryesore të dhuratave që prindërit thonë se fëmijët e tyre po kërkojnë më së shumti këtë sezon festash:

Barbie 11 dollarë dhe iPhone 800 dollarë, dhuratat që

Lodra dhe lojëra (Barbie, Lego, fidget toys, slime): 54%
Elektronikë dhe teknologji (iPhone 17, Nintendo Switch, Apple Watch, Oura Ring): 47%
Argëtim dhe përvoja (bileta koncertesh, ndeshjesh sportive apo festivalesh muzikore): 32%
Veshje dhe aksesorë në trend (Brandy Melville, Lululemon, Princess Polly): 29%
Koleksione dhe artikuj novatorë (kukulla Labubu, Sonny Angels, “blind boxes”): 28%

Edhe pse interesi për kukullat koleksionuese Labubu është zbehur krahasuar me fillimin e vitit, ato mbeten ende të kërkuara nga një numër i konsiderueshëm fëmijësh.

Sa planifikojnë të shpenzojnë familjet?

Sipas një sondazhi të Gallup, amerikanët planifikojnë të shpenzojnë mesatarisht 1,007 dollarë për dhurata këtë vit, pak më pak se në vitin 2024, por dukshëm më shumë se në vitin 2023.

Për krahasim:

Barbie-t, zakonisht kushtojnë nga 10.49 deri në 44.99 dollarë
iPhone 17 nis nga 799 dollarë
Kukullat Labubu shiten rreth 27.99 dollarë
Çmimi mesatar i biletave për koncertet më të mëdha në vitin 2024 ishte 135.92 dollarë, ndërsa në tregun e rishitjes çmimet mund të jenë edhe më të larta

Tarifat dhe rritja e çmimeve po shtojnë stresin

Një faktor tjetër që po rëndon buxhetet familjare janë tarifat shtesë dhe rritja e çmimeve. Sipas LendingTree, konsumatorët mund të paguajnë mesatarisht 132 dollarë më shumë për shkak të tarifave, duke shtuar mbi 40 miliardë dollarë kosto shtesë gjatë sezonit të festave.

Gati 50% e amerikanëve shprehen të stresuar për përballimin e shpenzimeve festive, ndërsa 39% ndihen nën presion të shpenzojnë më shumë sesa munden.

Dhuratat nuk duhet të dëmtojnë mirëqenien financiare

Ekspertët e financave personale këshillojnë kujdes. Erika Rasure, këshilltare kryesore për mirëqenie financiare, thekson se dhënia e dhuratave nuk duhet të vijë në kurriz të stabilitetit financiar.

“Është në rregull të thuash ‘jo’ pa ndjenja faji. Mbajini prioritet financat tuaja dhe qëllimet tuaja afatgjata”,- shprehet ajo.
Planifikimi, shmangia e blerjeve impulsive dhe vendosja e kufijve janë çelësi për një sezon festash më të qetë, si emocionalisht, ashtu edhe financiarisht.