LIFESTYLE

Burraj bën histori në atletikën shqiptare me rekordin kombëtar

Burraj bën histori në atletikën shqiptare me rekordin

Franko Burraj vazhdon të shkruajë histori në atletikën shqiptare, duke arritur një tjetër rezultat të rëndësishëm në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura në Toruń.

Atleti shkodran garoi në baterinë e pestë të 400 metrave, ku u rendit i treti me kohën 46.57 sekonda, duke vendosur një rekord të ri kombëtar. Ky rezultat i siguroi kualifikimin në gjysmëfinale si një nga katër kohët më të mira, përtej vendeve që kalonin direkt.

Kjo arritje ka peshë historike, pasi Burraj konfirmon veten si një nga atletët më të mirë shqiptarë në këtë disiplinë, duke përmirësuar edhe performancën e tij nga World Athletics Indoor Championships Glasgow 2024.

Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, ai e mbylli garën me një tjetër rekord kombëtar, duke ngritur më tej standardin e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.