Kate Middleton ka tërhequr vëmendjen e mediave muajt e fundit me ndryshimin e saj më të ri në pamje: flokët më të çelur nga nuanca e saj e zakonshme. Tani, Princesha e Uellsit ka treguar edhe arsyen që e shtyu drejt këtij transformimi.

Gjatë pjesëmarrjes së saj në Royal Variety Performance të mërkurën në Londër, së bashku me Princin William, 43-vjeçarja u komplimentua nga aktorja britanike Su Pollard për look-un e ri. Pollard, 76 vjeç, i tha se flokët dukeshin shumë më të çelët, ndërsa Middleton iu përgjigj me humor:
“Më parë ishin kafe, por duket sikur i ka çelur dielli.”
Ky nuk ishte rasti i parë që princesha shfaqej me ngjyrë më të hapur. Në shtator, gjatë një vizite në kopshtin e Muzeut të Historisë Natyrore në Londër, ajo u pa me nuancë mjaltë në flokët e saj të gjatë.
Megjithatë, vetëm dy ditë më vonë, teksa u shfaq në Kupën Botërore të Rugby për Femra, Middleton u rikthye te toni i errët i zakonshëm.

Gjatë ngjarjes së fundit mbretërore, Princesha Kate pati një moment emocional me këngëtaren Jessie J. Më pas, artistja 37-vjeçare tregoi se ato biseduan rreth përvojave të tyre me kancerin.
Kate Middleton njoftoi në mars 2024 se po trajtohej për kancer. Pas disa muajsh kimio parandaluese, ajo lajmëroi në shtator se ishte “pa kancer”.
“Është një lehtësim i jashtëzakonshëm të kem përfunduar trajtimin”,- shkroi ajo në X. “Fokusi im tani është të bëj gjithçka për të qëndruar e shëndetshme. Shërimi i plotë kërkon kohë.”
Dalja në tapetin e kuq të Royal Variety Performance shënoi paraqitjen e parë të çiftit princëror në një event të madh pas dy vitesh.
Kate, nënë e tre fëmijëve; Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis; u rikthye në punë në shtator 2024, menjëherë pasi përfundoi trajtimin.
Në korrik, teksa vizitoi Spitalin Colchester, ajo foli hapur për sfidat e periudhës pas trajtimit:
“E vërteta është se faza pas trajtimit është shumë e vështirë. Duhet kohë për të gjetur ‘normalen e re’. Është një udhëtim i trazuar.”



