LIFESTYLE

Konsumimi i këtyre ushqimeve për mëngjes, ju bën të digjni më shumë kalori

Konsumimi i këtyre ushqimeve për mëngjes, ju bën të

Mëngjesi konsiderohet një nga vaktet më të rëndësishme të ditës, pasi studimet tregojnë se ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe në djegien e më shumë kalorive gjatë ditës.

Disa nga ushqimet më të rekomanduara për mëngjes janë tërshëra, e pasur me fibra dhe minerale që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, si dhe vezët, të cilat përmbajnë proteina dhe vitamina të rëndësishme për organizmin. Po ashtu këshillohet konsumimi i farave (chia, susam, lini), kos grek, banane dhe qumësht, që furnizojnë trupin me proteina, kalcium dhe energji.

Në mëngjes mund të shtohen edhe drithërat integrale, frutat apo frutat e pyllit, të pasura me fibra dhe antioksidantë. Ndërsa kafeja ose çaji pa sheqer mund të konsumohen gjithashtu, pasi kanë pak kalori dhe përmbajnë përbërës të dobishëm për shëndetin.