LIFESTYLE

Parashikimi i frikshëm, miliona fëmijë obezë deri në 2040

Parashikimi i frikshëm, miliona fëmijë obezë deri në  


Një raport i ri nga Federata Botërore e Obezitetitparalajmëron se deri në vitin 2040 mbi 220 milionë fëmijë në moshë 5–19 vjeç mund të vuajnë nga obeziteti, ndërsa më shumë se gjysmë miliardi pritet të jenë mbipeshë, nëse nuk merren masa urgjente. 

Aktualisht, rreth 180 milionë fëmijë në botë janë obezë.

Sipas raportit, rritja e normave të obezitetit po shoqërohet me shfaqje të hershme të sëmundjeve kronike, përfshirë problemet kardiovaskulare dhe hipertensionin. 

Vendet me shifrat më të larta përfshijnë SHBA-në, Kinën dhe Indinë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar renditet ndër më të prekurat në Evropë.

Ekspertët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë bëjnë thirrje për masa të detyrueshme si taksa mbi sheqerin, kufizime të reklamave të ushqimeve të pashëndetshme dhe politika që nxisin aktivitetin fizik, duke theksuar se obeziteti në fëmijëri nuk është i pashmangshëm, por pasojë e mjediseve jo të shëndetshme.