
“Oxford University Press” ka shpallur “rage bait” si fjalën e vitit 2025, një term që përshkruan përmbajtjet online të krijuara qëllimisht për të shkaktuar zemërim dhe reagime të forta emocionale. Sipas OUP, përdorimi i këtij termi është rritur trefish gjatë vitit të fundit, duke reflektuar ndërgjegjësimin e gjithnjë e më të madh për taktikat manipuluese në internet.
Përveç “rage bait”, të nominuara ishin edhe “aura farming”, që i referohet krijimit të një imazhi karizmatik përmes sjelljes, si dhe “biohack”, që lidhet me përpjekjet për të përmirësuar mirëqenien përmes dietës, teknologjisë ose zakoneve të jetesës.
Zgjedhja e këtij viti tregon evolucionin e kulturës digjitale, ku ndikimi emocional po bëhet qendror në mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me përmbajtjet online.
Ndërkohë, fjalorë të tjerë kanë zgjedhur terma të ndryshëm: Cambridge Dictionary ka shpallur “parasocial”, ndërsa Collins Dictionary ka zgjedhur “vibe coding”.



