
Gjatë muajve të ftohtë, virozat dhe infeksionet e lehta respiratore bëhen më të shpeshta. Përveç trajtimeve mjekësore, shumë njerëz u besojnë edhe kurave natyrale, të cilat ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe lehtësimin e simptomave. Ndër më të njohurat dhe më efektivet janë kombinimet me mjaltë dhe limon.
Pse mjalti dhe limoni?
Mjalti ka veti antibakteriale, qetëson kollën dhe dhimbjen e fytit. Limoni është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon sistemin imunitar. Së bashku, krijojnë një kombinim ideal kundër të ftohurit dhe gripit të lehtë.
1. Mjaltë dhe limon me ujë të vakët
Përbërësit:
1 lugë gjelle mjaltë natyral
Lëngu i gjysmës së një limoni
1 gotë ujë i vakët
Si përdoret:
Pini një gotë në mëngjes ose 1–2 herë në ditë. Ndihmon në pastrimin e fytit dhe rritjen e imunitetit.
2. Mjaltë, limon dhe xhenxhefil për kollë dhe bllokim hundësh
Përbërësit:
1 lugë mjaltë
1 lugë lëng limoni
Pak xhenxhefil i grirë ose pluhur
Si përdoret:
Merret direkt ose i përzier me çaj të ngrohtë. Ka efekt anti-inflamator dhe ndihmon kundër kollës.
3. Shurup natyral me mjaltë, limon dhe hudhër
Përbërësit:
2 lugë mjaltë
1 lugë lëng limoni
1 thelb hudhër i shtypur
Si përdoret:
1 lugë në ditë, preferohet në mbrëmje. Ky kombinim forcon ndjeshëm sistemin imunitar.
4. Shurup i lehtë për fëmijë (mbi 1 vjeç)
Përbërësit:
3 lugë mjaltë
2 lugë lëng limoni
Si përdoret:
1 lugë çaji 2–3 herë në ditë për kollë të lehtë.
Kujdes: Mjalti nuk rekomandohet për fëmijë nën 1 vjeç.



