Tanimë dihet se Arilena Ara dhe Miriam Cani kanë një raport të ngushtë shoqëror mes tyre prej disa vitesh. Ato janë takuar së fundmi në “Green and Protein”, vendin më “cool” për të nisur ditën dhe javën e kanë ndarë me ndjekësit e tyre doza ëmbëlsie.
Arilena ka publikuar një fotografi në Instagramin e saj ku shfaqet së bashku me Miriamin. Që të dyja duken shumë të afërta dhe gjithashtu shumë të bukura. Këngëtaret kanë marrë hijen e njëra-tjetrës dhe duken si motra të vërteta.
“More like sisters”(si motra), shkruajti Arilena në postimin e saj dhe ne s’mund të ishim më shumë dakord.
Veshur me të bardha dhe buzëqeshje rrëzëllitëse këngëtaret e kanë nisur javën në mënyrën më të mirë të mundshme, me pozitivitet ngjitës.



