AKTUALITET

Nëntori padiskutim është muaji i Ariena Arës/ Çfarë e lidh me këtë muaj këngëtaren?

Nëntori padiskutim është muaji i Ariena Arës/

“Nëntori” një ndër këngët më të suksesshme të këngëtares Arilena Ara. Balada fituese e disa çmimeve si “Best Awards” , "Song Of The Year”, ka shitur mbi dy milion kopje, qindra cover-a ,340 remix-e, kënga më e përzgjedhur për të konkurruar në “The Voice”  në shumë vende të botës, si Greqi, Kazakistan, Rusi, Franc, Gjermani,Kinë etj.

https://youtu.be/7tSzajUl2cU

Pjesëmarrëse në festivalin e muzikës "Evropa Plus" që u mbajt në Moskë duke bërë që Rusia të flasë shqip. Mbetet si një ndër krijimet artistike e cila shënoi një rritje në karrierën e Arilenës. Kënga “Nëntori” ka ngjallur debate të shumta lidhur me jetën e këngëtares.

https://youtu.be/3AvNN-4Hr_Y

Ndryshe nga sa e prisnim këtë nëntor, Arilena na fton më datë 19, ora 19:00, në sheshin “Skënderbej” në promovimin e albumit të ri “PopArt The Album”. Një projekt madhështor, i mirëmenduar nga profesionistë të fushës, një vit mund dhe punë e palodhur për të na surprizuar këtë herë si asnjëherë më parë ne skenën e” PopArt Festival”.  

Këngëtarja ka vendosur pikërisht këtë muaj për ti dhënë ngjyra dhe jetë. Me sa kuptojmë marrëdhënia midis muajit nëntor dhe Arilenës është e bukur ndryshe sa na kishte lënë përshtypje kënga “Nëntori”.