AKTUALITET

Nga bashkëpunëtorët e deri tek miqtë e ngushtë, Miranda Dupi liston VIP-at më fashion të momentit

Ajo është nga të parat stiliste/ kuratore imazhi që u mor me pamjen skenike të artistëve shqiptarë. E kemi fjalën për Miranda Dupin.

Edhe pse një personazh që gjithmonë tërheq vëmendje dhe ka kuriozitet në publik, ajo nuk preferon që të japë shumë intervista. Mirëpo, së fundmi ajo ka vendosur që të dalë në një nga emisionet televizive, “Natë me Aulonën”, për të folur më shumë për stilin dhe si i shikon ajo hapat që kanë bërë personazhet VIP për të përmirësuar imazhin e tyre në publik.

Dupi u shpreh se nga viti në vit është përmirësuar dhe ka evoluar stili që këngëtarët, moderatoret apo personazhet e famshëm kanë zgjedhur në daljet e tyre, duke e vlerësuar siç duhet skenën dhe kurimin e imazhit.

Në këtë intervistë nuk munguan as pyetjet ngacmuese, në lidhje me VIP-at. Gazetarët e pyetën se kush janë emrat që janë një shembull që duhen ndjekur nga të rinjtë, për mënyrën se si ata vishen. Miranda nuk ngurroi të përgjigjej, duke listuar disa emra të njohur, që sipas saj vishen më mirë në të gjithë showbizin shqiptar.

Pjesë nga biseda në studio:

Andi Vrapi: Këngëtarja që vishet më mirë?

Miranda Dupi: Arilena Ara. Shumë e mirë është, trupin e ka perfekt, është ‘natyral beauty’. Edhe po të dojë njeri të më kundërshojë, s’më kundërshton dot.

Andi Vrapi: Këngëtari mashkull që vishet më mirë?

Miranda Dupi: Ka plot, Alban Skënderaj, Young Zerka, Capital T, Ledri Vula, e shumë e shumë të tjerë që vishen shumë bukur.

Andi Vrapi: Prezantuesja që vishet më bukur?

Miranda Dupi: Shumë bukur vishet Luana Vjollca, Marina e shumë të tjera.

Ndërkohë sipas Mirandës, influencuesja e pazëvendësushme është Lori Hoxha, por edhe Jonida Maliqi sipas saj, vishet shumë bukur.

Miranda zbuloi se për të pasur një imazh të kuruar nuk është vetëm çështje e financave, por edhe fakti se sa shumë di të kombinosh veshjet. Sipas saj, me pak lekë mund të vishesh shumë bukur. Ndër të tjera, ajo tregoi se për të bërë punën siç duhet është që ta marrë çdo gjë me pozitivitet dhe energji të mirë.