Mbrëmjen e djeshme ka startuar programi më i ri në ekranin e Top Channel, “A Live Night”, një format nga Ledion Liço.

Programi vjen në formën e një dokumentari dhe ka në qendër të tij artistët më të njohur e të dëgjuar nga publiku.
Siparin e ka hapur këngëtarja Arilena Ara e cila mes emocionesh tregoi mbi albumin e saj të ri, karrierën dhe jetën e saj.
Por ndryshe nga shumica e të rinjve dhe artistëve Arilena, me një ambicie të jashtëzakonshme për punën ka treguar se nuk i gjen vetes kurrë kohë për pushime.
“Mund t’ju duket e çuditshme por nuk kam bërë kurrë pushime në jetën time. Thoja me vete sa qejf është të ikësh me pushime, nuk kam pasur kohë në të gjitha llojet e dimensioneve, skam pasur dëshirë për të pasur kohë. Kanë qenë vitet e mia të arta për të punuar që kur të kem një moshë ti meritoj ato pushime, të kem një arsye për çfarë të pushoj, se një fëmijë s’kishte për çfarë të pushonte. Popi më thoshte të ikim dhe unë ia ktheja mbrapsht, i thoja duhet ti meritojmë ato pushime, s’jemi lodhur mjaftueshëm. Në moshën 18 vjeçare pata fatin të shëtisja në Europë në koncerte dhe kam vizituar vende të jashtëzakonshme, por kurrë nuk e kam marrë valixhen që të nisem për pushime. Edhe sot e kësaj dite nuk bëj.”
Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë:



