Prej shumë ditësh në "Instagram", Flori Mumajesi ka ndarë me ne emocione, përjetime dhe ndjesi të tij lidhur me jetën artistike.

Kantautori ka publikuar disa nga këngët më të dashura, duke u bërë nostalgjik për të kaluarën, por nga ana tjetër vetëm pak orë më parë ai ka zbuluar se tashmë në plaftormën “You Tube” ka hequr këngët si: “Me Fjalë të Vogla”, “Plas”, “Thjesht të Du” dhe “Dashuria”, për shkak se publiku nuk i ka kujtuar ato prej shumë kohësh. Edhe pse ka fshirë këto këngë, Flori njoftoi se nuk do të heqë dorë nga pasioni i tij, muzika.
Të gjithë prisnim që Flori të rikthehej sërish në muzikë, pas pauzës që ai pati kohë më parë.
Dhe kështu po ndodh! Edhe pse tashmë ka fshirë disa këngë ai duket se ka gati bashkëpunimin e ri me këngëtaren e njohur, Filloreta Raçi.

Këtë na e ka zbuluar vetë Flori, teksa ka publikuar në Instagram disa pjesë nga kënga, e cila quhet “E dua zërin tënd”.
“E DUA ZËRIN TËND @fifi.official.fr
Vlen edhe për ata që nuk janë me aftësi të kufizuara, por që nuk e dëgjojnë dot as zërin e shpirtit e jo me të flasin nga zëri i shpirtit,”- ka shkuar Flori.
Reagimet e Florit po na habisin të gjithëve, duke na konfuzuar se çfarë ka vendosur që ai të bëjë me muzikën.



