AKTUALITET

"Piranjat" urojnë Arilenën për ditëlindje me videon e veçantë

Këngëtarja Arilena Ara me 17 korrik ka festuar ditëlindjen. Artistja ka marrë shumë urime, ku një nga urimet që mori më shumë vëmëndje ishte ai i producentit, Popi Kola.

Edhe pse kanë kaluar dy ditë urimet për artisten vazhdojnë akoma.

Sot produksioni i “Piranjave” ka postuar një video me disa momente të Arilenës gjatë puntatave të këtij emisioni.

Kujtojmë se Arilena Ara ka moderuar këtë emisionin së bashku me aktorin Florjan Binaj në sezonin e parë të tij.

“Thonë se kur njeriu qesh bëhet më i bukur dhe i zgjatet jeta. Për të parën piranja jonë Arilena nuk ka shumë nevojë ndërsa për të dytën i urojmë edhe 100 vite të qeshura, meqë ka ditëlindjen!
Faleminderit që je pjesë e jona!” shkuhet në postimin e faqes së Piranjave në Instagram.

Ndërkohë, aristja e ka ripostuar në Story këtë urim, ku ka shprehur shumë dashuri për secilën "Piranjë".

Arilena ka shkëlqyer në pozicionin si moderatore e këtij programi, duke mbyllur me sukses sezonin e parë të Piranjave.