Ka kaluar një vit që nga suksesi i “Pop Art Festival”, i cili u mbajt më 19 nëntor në sheshin “Skënderbej”.
Për rreth dy orë publiku shijoi një festival që nuk ishte parë asnjëherë në vendin tonë. Në një mbrëmje magjike, Arilena Ara performoi hitet dhe këngët e albumit të saj të sapo publikuar në atë kohë, duke elektrizuar mijëra persona me “ngjyrat” e “Pop Art The Album”.
Albumi përmban gjithsej 12 këngë: “Ai je”, “Aligator”, “Dance Me”, “E gjallë”, “Ëndërr”, “Ke me mungu”, “Mëkat”, “Mam”, “Murderer”, “Obsession”, “Stafeta” dhe “Thirr Policinë”, të cilat janë publikuar në YouTube, Spotify, AppleMusic, Deezer dhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.
“Pop Art Festival” ishte i pari i llojit të vetë për promovimin e një albumi muzikor dhe ishte koncerti i parë recital për Arilenën para qindra, mijëra vetëve në Tiranë, pas një koncerti akustik në sheshin “Nënë Tereza”, pa praninë e publikut në kuadër të masave parandaluese të COVID-19 dy vite më parë.
“The Princess of Pop” performoi krahas këngëtarëve të tjerë të njohur si si Gjon’s Tears dhe Noizy. Cryjaxx dhe Wendy performuan gjithashtu në festival.
“Pop Art Festival” solli në zemër të Tiranës emocion, energji dhe mbi të gjitha të gjitha ngjyrat e “Pop Art”.
"Si sot një vit më parë", shkruajti Arilena në InstaStories ndërkohë që momentalisht është duke festuar në Milano.
Në pritje të një tjetër festivali, gëzuar datëlindjen e parë, “Pop Art Festival”!



