AKTUALITET

Popi Kola: “Arilena është fëmija im i adoptuar”

Popi Kola: “Arilena është fëmija im i adoptuar”

Janë përfolur sa e sa herë se janë në një lidhje dashurie, artikuj të shumtë që tregojnë se sa e bukur është marrëdhënia e tyre dhe sigurisht diçka kaq e veçantë është vështirë të besohet se nuk po flitet për një çift.

Si qëndron e vërteta që e dimë, por nuk duam ta pranojmë?

Arilena Ara dhe Popi Kola janë partnerë, por jo të dashur. Janë partnerë në punë, partnerë në sukses, në biznes, në çdo ditë të tyre, në çdo rrugëtim të ri, janë të tillë. Kujdesen dhe e përkrahin njëri-tjetrin në gjithçka që bëjnë.  

Si nisi e gjithë historia?

Një vajzë e vogël e shumë talentuar vendosi t’i besonte të ardhmen e saj një djali të ri, dhe pikërisht ky djalë vendosi t’i përkushtohej asaj dhe ta rriste si fëmijën e tij. Dhe kështu u bë… Sot kanë kaluar plot 10 vite që nga krijimi i kësaj familjeje kaq të bukur dhe të veçantë.

Ditën e sotme Popi Kola, ishte i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”  si Producenti Artisitik i sezonit të ri të “Style Star”. Ai ka ndarë detaje se si do të realizohet këtë vit dhe se çfarë surprizash do të sjellë për publikun dhe se cilat do të jenë risitë.

Mirëpo nuk kishte si të mos përmendej raporti i tij me Arilenën. “Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket pjesës që po flasim. Është një marrëdhënie njerëzore por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër. E kam thënë dhe më para, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit,” tha Popi duke shprehur kështu edhe njëherë tjetër se nuk ka asgjë sentimentale mes tyre.

“Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar. Kjo është marrëdhënia ime me Arilenën.” shtoi më tej Popi, menaxheri dhe prindi i Arilenës. /popart.al