Sot është një ditë e veçantë për Arilena Arën, pasi ajo feston ditëlindjen, ndaj edhe urimet në adresë të saj kanë nisur sapo ka trokitur data 17.

Që në minutat e para, ajo ka marrë urime nga njerëzit e saj më të shtrenjtë, familjarë, të afërm, miq e, natyrisht, shumë fansa. Por, një nga urimet më të veçanta, që spikat vit pas viti, është ai i producentit dhe menaxherit të artistes, Popi Kola.

Ai e ka uruar Arilenën me një foto nga Butrinti historik, aty ku ylli i popit shkëlqeu me disa nga hitet e saj më të mira. Të veshur si Barbie dhe Ken, një foto që përcjell shumë emocion, Popi i shkruan edhe disa fjalë zemre: “Kjo foto shpjegon më së miri, marrëdhënien tonë të shenjtë! Gëzuar ditëlindjen, njeriu me i shtrenjtë i jetës sime dhe drita e syve të mi! KIDO❤️”.
Urime të përzemërta kanë vijuar në adresë të këngëtares, nga miq dhe bashkëpunëtorë, të cilët, gjithmonë kanë një kërkesë: kur vjen projekti i radhës?
Arilena, sapo ka mbyllur një sezon të ngjeshur me projekte, por ka gati të tjera - më të mëdha - siç i quan ajo. Ndërkohë që pushojnë, Popi dhe Arilena vazhdojnë të planifikojnë për gjërat e bukura që do të vijnë sezonin e ri.

Shumë urime Kido!



