Pasi fitoi edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, balerini Ilir Shaqiri është gati për t’u bërë pjesë e një aventure të re. Në një intervistë për "Më prit në fundjavë" në RTSH, ai ka zbuluar se së shpejti do ta shohim në “Isola dei famosi” në Itali.

"Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show-t", tha Iliri.
Balerini e ka shprehur edhe në Big Brother dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e “Isola dei famosi”, madje ishte një ndër arsyet kryesore pse ai e donte fitoren në BBVA.




