AKTUALITET

Së shpejti premiera e“5 herë Jo”, zbulohen detajet e komedisë romantike

Së shpejti premiera e“5 herë Jo”, zbulohen detajet e

Top Channel Films prezanton filmin i cili mban emrin “5 herë Jo”, një komedi romantike, me protagonistë Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Premiera do të shfaqet në kinema në dhjetor.

Filmi për të cilin është aluduar shumë se do të shfaqë historinë e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, në fakt ka një histori krejt tjetër, por jo larg realitetit që ndeshemi përditë.

Është bërë me shumë dashuri dhe jam e bindur që kjo do reflektohet edhe tek publiku që do vijë ta shohë filmin në kinema. Nuk jemi kursyer në asgjë. Të gjithë e konsideronin si filmin e tyre”,- tha producentja dhe aktorja Bora Zemani.

Kemi bërë një komedi romantike ku ndihen notat e forta të komedisë dhe shumë nota romance”,- tha producenti dhe aktori Donald Veshaj.

Historia e filmit zhvillohet rreth një dashurie që vjen papritur, ku aventurat dhe intrigat ndodhin në sfondin e një atmosfere romantike duke bërë që historia të jetë edhe më magnetike.

 “Personazhet e këtij filmi po ndërtojnë një ëndërr. Është një histori dashurie që gati të lë pa frymë”,- tha regjisori Erion Bubullima.

Me aktorët e mirënjohur si Agron Llakaj, Egla Ceno, Xhevahir Zeneli, e një kast aktorësh të talentuar, pritet ta bëjnë këtë prodhim kinematografik unik në përvojën e çdo shikuesi.

Është simbolika e dashurisë së dy të rinjve, të cilët kanë vendosur që jetën e tyre ta materializojnë nëpërmjet filmit. Është një kujtim shumë i bukur, por ajo që mendoj unë është që çdokush që ka këtë lloj simbolike dashurie, ka një motiv për ta parë filmin”,- tha aktori Agron Llakaj.

Publiku, deri tani është njohur me një teaser të shkurtër, por ende jemi në pritje të trailerit zyrtar të filmit. Ndërkohë ajo që dihet me siguri deri tani është se kolona zanore e “5 herë Jo” do të vijë nga Alban Skënderaj, një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar./tch/