
Një divorc vendimi i të cilit u mor prej saj për shkak të një thyerjeje të fortë, një krize disavjeçare të pakapërcyeshme nga dashuria e dikurshme. Xhensila Myrtezaj ka hapur zemrën në “Mirëmbrëma yje” për pikëpyetjet e shumta që kanë rrethuar jetën personale të saj dhe të Bes Kallakut në vitin e fundit. Një ndarje e bujshme që u ka hapur rrugë lajmeve të shumta për shkakun.
Një prej lajmeve, siç ia sjell në vëmendje Arbana Osmani, ka qenë aludimi se ndarja ishte përpjekje për të fshehur pasuritë e përbashkëta të çiftit. Xhensila iu përmbajt sqarimit të saj duke theksuar se nuk bën kompromise me jetën.
Legjenda urbane të njëpanjëshme. Hipoteza ka pasur pafund por unë nuk bëj dot kompromise me jetën time për askënd dhe asgjë. Jeta është shumë e vlefshme për ta mbajtur peng të opinioneve apo dëshirave të të tjerëve. Siç thashë më përpara, unë zgjodha Xhensilën dhe nevojat e saj personale. Unë sot e dua shumë veten time kështu që për sa u përket hipotezave që janë hedhur... hidhen poshtë.






