SHOWBIZZ

“Linde nga një dashuri që zgjodhe të qëndrojë”, Alfio Rrotani bëhet baba për herë të dytë

“Linde nga një dashuri që zgjodhe të

Alfio Rrotani dhe partnerja e tij, Joana, janë bërë prindër për herë të parë. Në një foto të ndarë ditën e sotme, ata kanë zbuluar ardhjen në jetë të vajzës së tyre, duke ndarë edhe emrin e saj.

Mirë se erdhe në jetë, Tiara Maria
Linde nga një dashuri që zgjodhi të qëndrojë,
nga dy shpirtra që u njohën
dhe thanë “përgjithmonë”
pa bërë zhurmë.
Në frymën tënde të parë sot
kemi një premtim:
të të mbrojmë, të të udhëheqim,
të të duam çdo ditë të jetës sonë.
Babi Alfio dhe Mami Joana 

Pak javë më parë te “Rudina”, çifti rrëfeu emri i dytë i vajzës është me shumë domethënie për shefin e kuzhinës sepse ishte i gjyshes së tij.

Për Alfion, vajza është fëmija i dytë pas Noas, djalit nga lidhja me moderatoren Fatma Methasani.