
Historia e tyre e dashurisë pushtoi lajmet rozë dhe njëkohësisht, solli një mori teorish. Është një histori që po shkruhet prej 4 vitesh, por asnjëri nuk ka folur publikisht.
Bëhet fjalë për Loredana Zefin dhe Karim Adeyemi që pavarësisht se i kanë qëndruar disi larg vëmendjes mediatike duke ndarë vetëm postime, por jo detaje, më në fund kanë zgjedhur të flasin.
Loredana e ka nisur këtë rrëfim në “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, i cili do të vijojë në një pjesë të dytë me Karimin. Reperja tregon se në fillim, diferenca e tyre 6-vjeçare në moshë ishte shumë e rëndësishme për të.
Kemi pasur nevojë 1 vit derisa tamam jemi stabilizuar, kemi kuptuar se çfarë po ndodh. Më shumë ka qenë për mua jo serioze, 'është shumë i ri', 'nuk shkon absolutisht', 'nuk përshtatet', 'çfarë do të thotë nëna?'. Në mendimet e mia s'ka qenë fare. Por pastaj duke dalë, edhe pse në atë kohë ka qenë 21 vjeç...thoja me 21-vjeçar nuk ka shanse. Edhe pse tani, është o Zot, sikur është 50, është shumë i pjekur.
Ky fakt e irritonte pak Karimin.
Edhe ai gjithmonë thoshte 'pse gjithmonë ma përmend moshën? Unë jam 21, nuk duhet të ma përmendësh më, unë jam i pjekur,' gjithmonë mundohej të ma shpjegonte.
Me kohën, kjo fazë mbeti pas. Loredana thotë se ai është shumë më i pjekur sesa vitet që ka dhe i ka kuptuar gjërat pa iu dashur t’i përjetojë. Ajo që e bindi më shumë, ishte lidhja dhe kujdesi i tij ndaj vajzës së saj, Hanës.
Ajo që më ka bërë përshtypje ishte se kur dilja me të thoshte 'pse s'e merr vajzën?' Unë isha pak si në siklet se unë e mbroj Hanën maksimalisht dhe thoja 's'dua ta takojë', isha pak si në panik, por kur e kam parë në momente me vajzën, ai ka qenë për mua i duhuri.




