SHOWBIZZ

Publikohet letra e fundit Virginia Giuffre, akuzueses së Jeffrey Epstein

Publikohet letra e fundit Virginia Giuffre, akuzueses së Jeffrey Epstein

Pak ditë pas vetëvrasjes, familja e Virginia Giuffre ka publikuar letrën e saj të fundit.

41-vjeçarja, e cila kishte ngritur një padi kundër princit Andrew për abuzim seksual, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Australinë Perëndimore.

Nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit duhet të tregojnë që frontet e luftës janë hapur dhe të bashkohen për të luftuar për të ardhmen e viktimave. A është protestimi zgjidhje? Nuk e di. Por duhet të fillojmë nga diku.

Publikohet letra e fundit Virginia Giuffre, akuzueses së Jeffrey Epstein

Letra u postua nga kunata e saj, Amanda Roberts e cila është shprehur se do të vijojë misionin e Giuffre. Ajo e ka postuar foton bashkë me mbrishkrimin:

Përshëndetje botë. Gjetëm një shënim dore të  shkruar  nga motra jonë Virginia. Mendoj se është e rëndësishme që të mbijetuarit ta dinë se ajo është me ju dhe zëri i saj nuk do të mbytet. E di që është shumë e rëndësishme dhe është dëshira e saj që të vazhdojmë të luftojmë. Shpresojmë që je duke kërcyer motra jonë e bukur. Na mungon me gjithë zemër e shpirt. Pusho tani engjëll, ne do të vijojmë trashëgiminë tënde!

Pasi u dha lajmi i vdekjes së saj, familja deklaroi se Virginia ishte “një luftëtare e fortë në betejën kundër abuzimit seksual”, por që “barra e abuzimit… u bë e papërballueshme”.

Virginia Giuffre ishte një nga paditëset e cila ka shprehur hapur akuzat për Jeffrey Epstein dhe ish të dashurës së tij, Ghislaine Maxwell.