
Redon Makashi ndau në programin “Më prit të dielën” në MCN ndjesitë dhe momentet e vështira të ndarjes nga jeta të të atit, artistit Fitim Makashi.
Është një dhimbje që mbetet për jetë, sidomos momentet e fundit. Ndonjëherë kam dyshime nëse duhet të isha apo jo në çastet e fundit të largimit nga jeta, kur mbylli sytë. Kur s’je, thua pse nuk isha; kur je, imazhi final i mbylljes së syve të mbetet përgjithmonë. Mendoj se deri sa të largohem unë nga kjo jetë, ai moment nuk do të shqitet asnjëherë nga mendja. Nuk e besoj që ka ikur; shkoj në shtëpi dhe s’e gjej.
Redoni tregoi në program se është pafund krenar për punën e madhe që ai la për publikun shqiptar, duke shtuar se ka qenë pafund i surprizuar nga numri shumë i lartë i njerëzve të panjohur.
Këngëtari ceku faktin se i ndjeri kishte kërkuar të merrte edhe një pension, për të cilin thotë se “nuk ia dhanë” dhe se çdo përpjekje për ta bërë një vlerësim tani pas vdekjes nuk ka më asnjë vlerë.






