AKTUALITET

Si asnjëherë më parë, Popi dhe Arilena Ara krah njëri-tjetrit në një format televiziv

Si asnjëherë më parë, Popi dhe Arilena Ara krah

Në finalen Style Star 2, juria është mjaft speciale. Për herë të parë në televizionet shqiptare ulen në një juri sëbashku Popi Kola dhe Arilena Ara.

Popi, një personalitet i medias shqiptare kësaj radhe vjen edhe në cilësinë e Producentit Artistik të Style Star. Ndërkohë Arilena, diva e muzikës pop ulet në jurinë e Style Star si një nga personazhet më të suksesshëm në çdo dimension, ku së fundmi ka shkëlqyer edhe si moderatore në emisionin investigativ Piranjat.

Si je ndierë këto javë në Style Star?

“Kam bërë gjënë që kam dashur. Më është ofruar terreni që unë e dua më së shumti, i cili është televizioni dhe spektakli. Nuk do ta kisha bërë kurrë nëse  nuk do ishte pa ty, pa dy yjet atje  dhe pa televizionin i cili më mirëpriti dhe më ofroi këtë komoditet të madh. Faleminderit shumë”- u shpreh Popi.

Për daljen e tyre të parë në një TV SHOW ka postuar vetë Arilena. Ju ftojmë të shikoni postimin.