Cristiano Ronaldo mungoi në ndeshjen me Liverpool pasi humbi djalin, por në minutën e 7-të ndeshja u ndërpre për pak çaste dhe publiku i pranishëm në “Anfield” nisi të duartrokiste dhe të këndonte “You’ll Never Walk Alone” për të treguar mbështetjen ndaj Cristiano Ronaldos.
“Ylli” i “Djajve e Kuq” ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar tifozë e “The Reds”. “Një botë… Një sport… Një familje globale… Faleminderit, “Anfield”! Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie,” shkruan CR7, shoqëruar me një “emoji” me duart e shtrënguara.
Ky është postimi i parë i Cristianos pas njoftimit për “ikjen” e djalit të tij të porsalindur.



