AKTUALITET

“Të dua si të vetmen forcë…”/ Arilena Ara feston sot për dashurinë e saj më të madhe

Këngëtarja Arilena Ara sapo na zbukuroi ditën. Mëngjesin e sotëm në feed-in e saj në rrjetin social Instagram ka postuar një video ku shfaqet ajo bashkë me personin e saj të veçantë Popi Kola.

2 maji është festë për Arilenën sepse është ditëlindja e Popit, njeriut që ja ka ndryshuar jetën, siç thotë ajo vetë.

Arilena ka zgjedhur t’ja urojë datëlindjen me një video teksa duket që Popi e puth në ballë princeshën e tij.

“Të dua si të vetmen forcë dhe ndjenjë që kam ndjerë ndonjëherë! Jam bekuar unë kur ke lindur ti, prandaj gëzuar për të dy!”, shkruan këngëtarja.

Pra mesa duket nuk qenka e rastësishme edhe videoja që ka hedhur sot, është përsëri Popi si para 10 viteve që e puth në ballë Arilenën.