Emisioni “Piranjat” në ABC nën moderimin e artistes, Arilena Ara dhe aktorit të humorit, Florjan Binaj, mbrëmjen e djeshme ka sjellë në vëmendje një histori sa prekëse po aq edhe frymëzuese për prindërit që hasen me sëmundjen e leuçemisë tek fëmijët e tyre.
Një histori që na preku të gjithëve! Që nga monogolgu që artistja bëri, kuptuam se kishim të bënim me një histori të veçantë të një gruaje, një nëne të vetme që arriti të ringritej pas gjithë sfidave të mëdha që jeta ja solli para.
“Do t’i kthehemi një teme që më shumë se gazetari është një kauzë për ne. Ju folëm javën e kaluar për luftëtarët e vegjël të onkologjikut në sfidë për të mbijetuar. Jo të gjithë ja dalin, por sado ta dëgjojmë, ta njohim, ta mirëkuptojmë asnjëherë nuk mund ta rrokim tërësinë e vet, atë çfarë u ndodh prindërve të artyre fëmijëve. Sot nuk do flasim për sëmundjen dhe as për fenomenin. Sot nuk do të hapim thjesht një temë. Sot duam të ju tregojmë për dramën e një njeriu të vetëm. Sot do të hapim dritaret brenda shpirtit të një gruaje të jashtëzakonshme. Kjo që do të ndiqni nuk është thjesht rrëfimi i një nëne, por është ringritja e saj dhe në luftën e saj personale jam e bindur që të gjithë do të gjejmë diçka tepër tepër njerëzore”, rrëfeu me shumë emocione Arilena.

Pas monologut prekës të artistes ne u njohëm më shumë me historinë e Antonelës, të cilën e gjeni në videon e mëposhtme.
Sa mirë që Piranjat hapin “dritaret” për histori kaq frymëzuese, njerëzore dhe kaq ndërgjegjësuese për të gjithë ata familjarë që përballen me të tilla raste, që dhe ata të mos e humbasin shpresën edhe pse ndonjehërë sëmundja tregohet agresive me të afërmit e tyre.
Mesazhe të tilla që të bëjnë të kuptosh se sa e rëndësishme është jeta dhe sa forcë gjendet brenda nesh që pavarësisht të gjithave vazhdojmë dhe i buzëqeshim përsëri jetës.



