AKTUALITET

“THE PRINCESS OF POP”, një tjetër sukses në karrierën e Arilenës

Arilena Ara, Pop International artist që e filloi karrierën e saj që në moshën 5 vjeçare. Arilena u shpall fituese e edicionit të dytë të X Factor Albania, në moshën 14 vjeç.

Ajo po ashtu është fituese e çmimeve ndërkombëtare si: Grand Prix/The Best Awards (France), Song Of The Year, Best Artist of the Year dhe e çertifikuar me 5 disqe Platinium. E renditur si number One hit në 24 shtete të botës, si Gjermani, Francë, Kinë, Japoni, Rusi, Turqi, Ukrainë etj. Streaming në të gjitha platformat mbi 200 milion herë, ka shitur mbi 5 milion kopje, luajtur në më shumë se 3000 radio dhe kanale televizive në mbarë botën.

Arilena Ara ka performuar në qindra koncerte dhe festivale në skenat më prestigjoze botërore si Europa Plus në Moscow, Astana Dausy (Kazakhstan), The Voice of Romania, Fifa Fan Zone World Cup etj.

Fituese e Festivalit të fundvitit dhe edicionit të 58-të me këngën “Shaj” dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong 2020. Arilena Ara, e cilësuar nga media prestigjoze Britanike BBC, si pretendente kryesore për të fituar Eurovisionin. Kënga “Shaj” u cilësua balada më e fuqishme dhe se pa të nuk do të kishte kuptim festivali.

Pas suksesit të Albumit POP ART, Arilena Ara zbret në skenë për të treguar atë që Popstaret si ajo dinë të bëjnë më mire, Show-in më të jashtëzakonshëm ndonjëherë. Të premten, sheshi “Skënderbej” do të elektrizohet nga muzika dhe zëri i fuqishëm i Arilena Arës.

Nëntori i Arilenës e sjell artisten pranë jush si asnjëherë më parë në një koncert gjigand të përmasave botërore në Tiranë.