AKTUALITET

Ylli në mes të Butrintit, Arilena Ara performon ekskluzivisht në arenën e dashurisë

Daljet e saj janë të rralla si në skenë ashtu edhe në televizion, por janë gjithmonë ikonike. Pas magjisë dhe ngjyrave që solli në zemër të Tiranës në nëntor të 2021-shit me Pop Art Festival, Arilena Ara do të kthehet sërish në skenë, këtë radhë në Butrintin historik.

Si një nga miqtë më të afërt të Vera Grabockës dhe Timo Fllokos, artistja do të performojë dy nga perlat e muzikës shqiptare, “Kur braktis atë që do” dhe “Dashuria ime”, të shkruara nga pena e artë e Timo Fllokos.

Veshur në art, Arilena do të sjellë live një performancë rrëqethëse, shoqëruar me orkestrën e Operës dhe Baletit, që pa dyshim do të mbahet mend gjatë në këtë mbrëmje gala.

Artistja mbyll këtë natë magjike me tinguj dashurie për të gjithë punën, përkushtimin dhe kontributin që Timo Flloko ka dhënë gjithë këto vite në artin shqiptar.