ART&KULTURË

Alban Skënderaj ngre peshë mijëra zemra në Milano

Alban Skënderaj ngre peshë mijëra zemra në Milano

Pas suksesit të jashtëzakoshëm në stadiumin "Air Albania", Alban Skënderaj koncertin “Motiv i jetës time” e çoi në Itali, në vendin ku nisi gjithçka për të.

15.000 zemra të çuara peshë, në arenën Unipol Forum në Milano, një ndër më të rëndësishmet për artistët e mëdhenj italianë dhe ndërkombëtarë. Ishte radha e një artisti shqiptar, Alban Skënderaj për të shkruar historinë, për të kënduar shqip aty dhe për ta mbushur me spektatorë nga e gjithë Europa.

I jashtëzakonshëm, madhështor, emocionues ishtë ky koncert, i pari event i përmasave të tilla të një artisti shqiptar në Itali, ndërsa magjia e këngeve të dashurisë, baladave të ndjenjave dhe surprizave u bë njësh me publikun.

20 vite krijimtari, karrierë të sukseshme, muzikë të mirë, vulosën një momentum historik për artistin që një ditë pas mbrëmjes ku u prit me shumë dashuri dhe entuziazëm nga publiku, do të shkruante se akoma nuk është zgjuar nga ëndrra.

Përpara këtij suksesi fjalën e fundit, Alban Skënderaj, në reagimet e tij në rrjetet sociale, e kishte sërish për publikun për të cilin shkruan se janë frymëzim, e se do t'i jetë përgjithmonë mirënjohës.

Mes disa të ftuarve specialë, nuk mund të mungonte bashkëpunëtorja por edhe gruaja e tij e jetës, Miriam Cani me të cilën interpretoi në skenë.

Me një orkestër prej 23 instrumentistësh shqiptarë, muzika shqip jehoi në Unipol Forum, për 2 orë e 40 minuta.