ART&KULTURË

Arilena Ara hap natën nostalgjike të Fest 64 me “Shaj”

Arilena Ara hap natën nostalgjike të Fest 64 me “Shaj”

Nata Nostalgjike e Festivalit të Këngës në RTSH është çelur me një performancë të ndjerë nga Arilena Ara. Me zërin e saj të fuqishëm, artistja interpretoi hitin “Shaj”, fitues i Festivalit të 58-të, duke rikthyer emocionet e forta të atij edicioni.

Mbrëmja pritet të sjellë surpriza dhe rikthimin e këngëve që kanë shënuar historinë e Festivalit të Këngës dhe vazhdojnë të mbeten të dashura për publikun.

Nata Nostalgjike e Fest 64 premton një udhëtim muzikor plot emocione, ritme dhe kujtime të paharrueshme nga muzika shqiptare.