
Në çdo sezon mode, koleksionet tërheqin vëmendjen e të famshmëve dhe stilistëve. Ose njëri po i lutet tjetrit që t'i rrëmbejë një copë për ta veshur, ose edhe anasjellas.

Kjo ndodhi me koleksionin ikonik të Pierpaolo Piccioli për “Valentino” dhe koleksionin e parë dhe të dytë të Matthieu Blazy për “Bottega Veneta”. (E mbani mend pamjen e Kendall Jenner-it “no pants”? E njëjta gjë edhe tani.)

Dhe më pas ishte minifundi i “Miu Miu”, ku u vunë re të gjithë, nga Zendaya te Paloma Elsesser e deri te Nicole Kidman. Kur diçka është vërtet e mirë dhe më e rëndësishme kohët e fundit, ka kërkesa të larta dhe ne po e shohim të ndodhë edhe një herë tani...

Këtë sezon, koleksioni që të gjithë e dëshirojnë është debutimi i Chemena Kamali për “Chloé” dhe rikthmi i stilit boho – për të cilin po flasin të gjithë.

Gjatë Javës së Modës në Paris sezonin e kaluar, pak marka e kishin bërë boho-n të dukej një stil tërheqës në vite. Të vetmit njerëz që ende e mbanin me të vërtetë këtë trend ishin Sienna Miller, e cila natyrisht u bë një nga fytyrat e koleksionit dhe Alexa Chung, e cila u ul në rreshtin e parë në një palë shapka “Chloé”, që së shpejti do të bëhen virale.

Shumë shpejt, të gjithë do të dëshirojnë të paktën një element boho në veshjet e tyre.








