
Është fare e zakontë tashmë që bota e showbiz-it, e cila pamjen e ka pjesë të pandashme të skenës dhe të ekranit, rolin e një makeup artisti po e sheh si të pazëvendësueshëm. Një emër që po spikat gjithnjë e më shumë në prapaskenat e yjeve shqiptarë, por edhe atyre botërorë është ai i Dafinë Nezirit, një artiste që ka tërhequr vëmendjen e yjeve.
Së fundmi, ajo është parë shpesh pranë Bebe Rexhës, duke treguar profesionalizëm për performancat e saj, qoftë në evente, sete fotografike apo edhe dalje të tjera publike.
Ky bashkëpunim i dy artisteve shqiptare ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave, madje ka treguar se Dafinë Neziri nuk është thjesht një grimiere, por një krijuese imazhi që di të nxjerrë në pah pikat më të forta e më joshëse te çdo fytyrë.
Por puna e Dafinës nuk ndalet vetëm te Bebe Rexha. Ajo është parë gjithnjë e më shpesh në bashkëpunime me artistë të njohur të skenës muzikore dhe televizive, duke fituar kështu një ”vend” mes profesionisteve më të kërkuara në industrinë e grimit.
View this post on Instagram
Aftësia për të kombinuar trendet më të fundit me stilin personal të çdo personazhi e ka bërë Dafinën të lidhet në mënyrë të veçantë me personazhin, finesën dhe origjinalitetin e secilit. Për shumë personazhe të njohur publikë, ajo është kthyer në njeriun e parë që ata lajmërojnë sa herë që duan të shkëlqejnë në tapetin e kuq.
Ka diçka që e veçon Dafinën nga kolegë të tjerë; mënyra si krijon raportet miqësore dhe profesionale me klientët e saj. Artistët që punojnë me të e vlerësojnë për qetësinë, saktësinë dhe ndjeshmërinë që sjell në çdo bashkëpunim.
Për një artist, të ndihesh rehat përpara daljes në publik është jetike; Dafina është kthyer në një pjesë të domosdoshme të këtij procesi për shumë emra të njohur.
View this post on Instagram
Ndërsa emri i saj vazhdon të përmendet në rrethet artistike, Bebe Rexha, prej kohësh tashmë ia ka besuar imazhin e vetes Dafinës: “Dafina nuk është vetëm një make-up artiste, është një shpirt i qetë që të bën të ndihesh mirë me veten”, - thotë këngëtarja për artisten shqiptare.
Duket se e ardhmja është shumë premtuese për Dafinën. Puna e saj dëshmon përkushtim, talent dhe shumë dashuri për artin, një shembull për të gjitha vajzat që nuk heqin dorë asnjëherë nga pasioni i tyre.



