
Huynh Thi Thanh Thuy, përfaqësuesja e Vietnamit në "Miss International", ka triumfuar mes 75 konkurrenteve nga e gjithë bota në spektaklin e bukurisë që u organizua mbrëmjen e djeshme në Tokio.
Pasi dëgjoi emrin e saj si fituese në finalen së martës, Thuy u përlot nga emocionet. "Miss International 2023", Andrea Rubio, nga Venezuela, ishte bukuroshja që i vendosi kurorën Thuy-t mes shumë brohoritjeve konfirmuese nga publiku.
"Jam Miss-i i parë nga Vietnami që vjen në "Miss International" dhe tani jam "Miss International" nga Vietnami",- tha ajo pasi rrëmbeu kurorën. "Më në fund, mund të dëshmoj se meritoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen nga publiku im nga Vietnami dhe nga e gjithë bota. Faleminderit shumë."
Titujt e nënkampioneve iu dhanë konkurrenteve nga Indonezia, Venezuela, Spanja dhe Bolivia.
Thuy, 22 vjeç, fitoi titullin "Miss Vietnam 2022". Ajo aktualisht është e regjistruar në Universitetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Da Nang dhe në Universitetin Greenwich, në Vietnamit.
Ajo ka qenë pjesë e shumë garave të bukurisë, modelingut, por ka tërhequr vëmendjen edhe nga ekspertët e bukurisë për vetëbesimin e saj.
"Miss International" është një nga tre konkurset kryesore të bukurisë globale, së bashku me "Miss ëorld" dhe "Miss Universe". Ky konkurs u mbajt për herë të parë në vitin 1960 dhe organizohet çdo vit në Japoni.
Po përfaqësuesja shqiptare?
Konkurrentja shqiptare Desara Hatija ishte përfaqësuesja shqiptare në "Miss International 2024". 18-vjeçarja nga Tirana tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Tokio me tiparet e saj mesdhetare, por edhe me prezantimin dinjitoz që bëri para publikut. Me çmimin e fituar në qershor "Miss International Albania 2024", Desara pati një përvojë unike në këtë kompeticion, i cili, siç thotë ajo, është vetëm fillimi i një rruge të gjatë në këtë industri.
Përshtypjet, vlerësimet dhe, mbi të gjitha, kontaktet që sapo ka krijuar, me siguri, do t'i krijojnë mundësinë Desarës të jetë pjesë e pasarelave të bukurisë, pse jo, edhe atyre ndërkombëtare.
View this post on Instagram



