
Sonte nis nata e parë e Festivalit të Këngës 64, një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore, që do të mbajë të mbërthyer para ekranit të RTSH artdashësit shqiptarë për katër net radhazi.
Publiku do të ketë mundësinë të votojë këngëtarin e preferuar përmes SMS-ve. Votimi realizohet nga Shqipëria përmes Vodafone dhe One, ndërsa nga Kosova përmes IPKO dhe Vala.
Rezultati final do të përcaktohet nga kombinimi i votave: 50% nga publiku dhe 50% nga juria, duke zgjedhur kështu artistin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.
Autorja e festivalit, Belioza Çoku, ftoi publikun të angazhohet aktivisht në votim gjatë këtyre netëve vendimtare.
“Shqiptarët të përgatiten gjatë këtyre netëve të votojnë dhe të zgjedhin, në fund të këtyre 4 netëve, këngëtarin që do na përfaqësojë në Eurovision. Audienca do të ketë mundësi të votojë nëpërmjet sms nga Vodafone dhe One në Shqipëri dhe Ipko dhe Vala në Kosovë.
50% e këtyre votave do mbështesin fituesin e ardhshëm për kompeticionin e Eurovision dhe 50% e votave të jurisë do finalizojë dhe certifikojë fituesin që do na përfaqësojë në Eurovision në 2026”, deklaroi Çoku.



