Shtëpia studio Kadare Agolli nuk iu përket më familjeve të tyre, por kushdo mund të vizitojë nga afër hapësirat ku shkrimtarët kanë themelet e krijimtarisë, në zemër të Tiranës.
Bashkëshortja e kolosit të madh të letrave, Isamil Kadare, Helena Kadare në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel, rrëfeu përjetime nga shtëpia e kthyer në muze.
I pëlqente ai apartament, se u bë me shumë sakrifica. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me ata në shkallën ku jetonim ne. Më tha mua ‘kjo s’është shtëpia jonë’, i thashë po pse? 'se s’ka divanet', thoshte. Priste të shihte shtëpinë për t’u jetuar. Nuk shkoi asnjëherë ta shikojë, vetëm kur e mbaroi. Ishte i mendimit 'nuk është puna ima, është puna e atij që e ka marrë përsipër'. Kështu ndodhet edhe kur libri i tij 'Prilli i thyer' u bë film nga një brazilian. Më kujtohet një letër e Besianës që e pashë kur vajta në shtëpi dhe aty thuhej 'Mami me babin mbyllen gjithnjë në dhomë dhe ata thonë disa sekrete që ne nuk i dëgjojmë'. Pavarësisht se jeta jonë ishte e gëzueshme, lajmet ishin të tmerrshme. Kishte ngjarje të trishtueshme në sfond. Vepra e tij kryesore është shkuar para atij oxhakut. Ai nuk e ndryshoi kurrë sistemin e të shkruarit. Ditarët s’kishte pse t’ia jepte shtëpisë muze. Një ditë e harroi çelësin në shtëpi dhe më tha 'lexove gjë?' Jo i thashë, por lexova. Do mërzitej, edhe unë u mërzita me ato që lexova. Kishte histori me vajza ruse. Kur vinte Ismaili nga jashtë, merrte librat dhe i fuste ca në pallto, ca në valixhe.



