
Pas dy netëve plot emocione dhe konkurrencë, juria e Fest 64 ka përzgjedhur debutuesit që do të ngjiten në skenën e natës finale.
Nga 10 artistë të rinj në garë, vetëm 5 arritën të kualifikohen për çmimin e madh:
Ghiti – “Okej”
Endri Kaçaçi – “Si unë”
Rigersa Loka – “Albanina Heart”
Savjana Vjerdha – “Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë”
Sheila – “Zemra e tokës”

Nata finale e Fest 64 pritet të jetë kulmi i garës, me interpretime të fuqishme dhe një përballje të fortë për fitore.



