Një film horror australian ku paraqitej një skenë martese brenda gjinisë është ndryshuar përmes rrugëve dixhitale në Kinë duke e kthyer çifin homoseksual në hetero, çka ka provokuar reagime nga shikuesit që e kanë dalluar ndryshimin.
Filmi “Together” me protagonistë Dave Franco dhe Alison Brie, u prezantua në kinema të përzgjedhura në Kinë më 12 shtator. Në të rrëfehet rrugëtimi i një çifti të ri që zhvendoset në fshat dhe përballet me ndryshime misterioze e të tmerrshme në trup.
Filmat duhet të miratohen nga autoritetet e censurës në Kinë që të mund të publikohen. Për filmat e blerë, shpesh priten skenat që përmbajnë tema të cilat qeveria i konsideron të ndjeshme ose erotike. Përdorimi i teknologjisë për të ndryshuar skenat është risi. Disa shikues u ankuan se kjo e vështirëson pikasjen e censurës.
“Ajo që po ndodh jashtë filmit është edhe më e tmerrshme sesa ajo që tregohet në të”, tha një përdorues.
Homoseksualiteti nuk konsiderohet krim në Kinë, por ka ende stigmë dhe marrëdhëniet heteroseksuale promovohen si norma ideale. Qëndrimi i qeverisë “as duke mbështetur, as duke kundërshtuar” homoseksualitetin ka bërë që grupet LGBTQ+ të kufizohen. Është shumë e rrallë të shohësh marrëdhënie të të njëjtit seks në filma apo shfaqje televizive. Në 2021, autoriteti rregullator i televizionit kinez ndaloi “burrat me tipare femërore” që të dilnin në ekran.



