ART&KULTURË

Mevlan Shanaj përshkruan Lasgush Poradecin: S’guxonte njeri t’i thoshte “shoku”

Mevlan Shanaj përshkruan Lasgush Poradecin: S’guxonte njeri t’i

Në librin e tij me kujtime, “Të fshehta jashtë ekranit”, Mevlan Shanaj na ka njohur me një anë tjetër të poetit Lasgush Poradeci.

Në programin “Rudina” në Tv Klan, Mevlan Shanaj e cilëson si “sukses” faktin që arriti të realizonte një dokumentar për poetin e madh. Ai kujton se si një njeri si ai ishte ndër të vetmit që sfidonte normat sociale të diktaturës, bashkë me Marie Krajën.

"Unë e kam quajtur imperator i vështirë, diktator, nuk pranonte dhe e quaj sukses që arrita t’i bëj një dokumentar Lasgushit... Mit ishte ai, ishte i vështirë, përjashto gjenialitetin si krijues, por ishte i vështirë dhe duhet t’i hapje rrugë. Kam pasur dy njerëz në fillimet e mia që në atë kohë nuk mund t’u thoshe… ai kishte pseudonimin artistik, Lasgush se ishte Llazar Gusho. [I thërrisnin] z. Llazar. Te Lasgushi s’guxonte njeri t’i thoshte siç ishte koha, “shoku”. As Marie Krajës! Se dhe për Marie Krajën kam bërë dikur një dokumentar, asaj i thoshin “znj. Mari”."