
Çmimet Oscar do të transmetohen në YouTube duke nisur nga viti 2029
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me YouTube, e cila do të marrë të drejtat ekskluzive globale për transmetimin e Çmimeve Oscar nga viti 2029 deri në 2033. Deri në vitin 2028, ceremonia do të vazhdojë të transmetohet nga ABC, që e ka mbajtur këtë rol për dekada.
Ceremonia, përfshirë tapetin e kuq dhe përmbajtjen prapa skenave, do të transmetohet drejtpërdrejt dhe falas në mbarë botën, si dhe përmes YouTube TV në Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja synon të zgjerojë aksesin për audiencën globale, duke përfshirë titra dhe audio në disa gjuhë.
Drejtuesit e Akademisë theksuan se ky partneritet do të rrisë ndërveprimin dhe do t’i afrojë Oscarët me brezat e rinj të krijuesve, ndërsa CEO i YouTube, Neil Mohan, e cilësoi këtë hap si një mundësi për të çuar trashëgiminë e Oscarëve në një shkallë globale të paparë më parë.



