
Muzeu i Luvrit në Paris ka rihapur dyert për vizitorët tre ditë pas grabitjes spektakolare të bizhuterive mbretërore me vlerë rreth 88 milionë euro.
Grabitësit, të dyshuar si pjesë e një grupi të organizuar, morën tetë bizhuteri të rralla, mes tyre një varëse që Napoleon I i dhuroi gruas së tij dhe një diademë me 2,000 diamante.
Galeria “Apollo”, ku ndodhi grabitja, mbetet e mbyllur, ndërsa mbi 100 hetues po punojnë për të gjetur autorët. Ngjarja ka hapur sërish debat mbi sigurinë në muzetë francezë, ndërsa drejtoresha e Luvrit pritet të japë shpjegime para Senatit.



