
Netflix po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në katalogun e tij këtë muaj. Përveç shtimit të disa serialeve dhe filmave të rinj, platforma do të bllokojë edhe shumë tituj të njohur që kanë qenë të dashur për publikun ndër vite.
Në mesin e filmave klasikë që do të largohen është “Eat Pray Love”, si edhe seriali i dashur “A.P. Bio”, ndërsa abonentët këshillohen t’i shikojnë sa më parë përpara se të zhduken nga platforma.
Një nga filmat më të përfolur që do të largohet është “Ferris Bueller’s Day Off” me aktorin Matthew Broderick, i cili është kthyer në një klasik për mesazhin e tij të thjeshtë, por të fuqishëm: jeta ecën shumë shpejt, dhe nëse nuk ndalemi për ta shijuar, mund të na ikë pa e kuptuar.
Po ashtu, tre filma nga seria “Fast & Furious” do të largohen: "Fast Five", "& Furious 6" dhe "Fast & Furious Presents", "Hobbs & Shaw".
Edhe filmat për fëmijë do të preken nga këto ndryshime. "Shrek", "Despicable Me", "Charlie and the Chocolate Factory", "Minions" dhe "Jurassic Park" do të hiqen nga katalogu gjatë nëntorit, duke i zhgënjyer shikuesit e vegjël (dhe të rriturit nostalgjikë).
Në listë përfshihet edhe filmi horror i adhurueshëm nga fansat e zhanrit, “47 Meters Down”, së bashku me vazhdimin e tij “47 Meters Down: Uncaged”, ku frika nën ujë bëhet edhe më reale.
Nëse keni planifikuar një maratonë filmash në fundjavë, është momenti i duhur për të parë këto tituj para se të largohen nga Netflix.



