
Nga data 17 deri më 23 shkurt, rrugët e Shkodrës do të gjallërohen me ngjyra dhe atmosferë festive fantastike, pasi qyteti do të presë një javë plot festa, aktivitete dhe ngjarje kulturore të ndryshme.
Kjo e hënë shënoi fillimin e "Karnavaleve të Shkodrës," një traditë e veçantë e qytetit, që mbledh çdo vit qytetarët dhe vizitorët në një atmosferë mbresëlënëse.
Programacioni i këtij viti është mjaft i larmishëm dhe përfshin një sërë aktivitetesh që do të tërheqin shumë vizitorë nga vendi dhe jashtë.
Përmes aktiviteteve kulturore, synohet tërheqja e sa më shumë vizitorëve dhe promovimi i qytetit si një destinacion festiv dhe kulturor.
Një pjesë shumë e rëndësishme e festimeve janë fëmijët, të cilët do të angazhohen me performancat e tyre dhe do të sjellin një energji pozitive.
Festa e Karnavaleve në Shkodër ka pasur gjithmonë një rëndësi të veçantë për qytetin.
Organizatorët sigurojnë një program të pasur që kulmon me djegien e dordolecit në ditën finale.
Rrugët e Shkodrës mbushen me atmosferë gëzimi, kreativiteti dhe entuziazmi, ku muzikat, kostumet shumëngjyrëshe dhe maskat veneciane janë disa nga elementët që e karakterizojnë këtë ngjarje festive.



