
Netflix ka prezantuar një serial të ri dokumentarësh me titull “Cold Case: The Tylenol Murders”, i cili eksploron një nga rastet më të frikshme dhe ende të pazgjidhura në historinë kriminale amerikane: helmimin fatal të shtatë personave në Çikago, në vitin 1982.
Ngjarja tronditi jo vetëm ShBA-të, por të gjithë botën, pasi viktimat kishin konsumuar pilula Tylenol, një ilaç i zakonshëm kundër dhimbjeve, pa e ditur se ato ishin kontaminuar me cianur, një helm vdekjeprurës.
Ky incident shkaktoi panik mbarëkombëtar dhe çoi në ndryshime të mëdha në sigurinë e produkteve farmaceutike, përfshirë paketimet me mbrojtje kundër ndërhyrjes.
Dokumentari sjell dëshmi të reja, intervista me të mbijetuar, hetues dhe ekspertë kriminalistikë, duke hedhur dritë mbi hetimin që ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se 40 vjet.



