ART&KULTURË

Noizy, koncert me DJ të famshëm në botë të shtunën më 31 maj

Noizy, koncert me DJ të famshëm në botë të shtunën

Kryeqyteti shqiptar do të përjetojë nesër një ndër aktivitetet më të mëdha muzikore dhe artistike në vend.

Një natë, ku legjenda të muzikës elektronike do të performojnë për herë të parë në Shqipëri, në liqenin e Tiranës, si një sinonim i cilësisë dhe energjisë pozitive në skenën elektronike.

Duke e cilësuar këtë si një aktivitet unik, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani theksoi se kjo do të jetë një nga dhuratë e bukur për Tiranën.

Ajo u shpreh po ashtu se koncerti do të tërheqë dashamirës të muzikës, qytetarë dhe turistë te shumtë që gjenden këto ditë Tiranë, duke u dhënë mundësinë të shijojnë atmosferën e magjishme të kryeqytetit.

Nga ana e tij, këngëtari i njohur Noizy, duke falënderuar bashkinë e Tiranës për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, u shpreh i bindur në organizimin e eventeve të tilla edhe në vitet e ardhshme.

Do jetë një natë e paharrueshme për të gjithë njerëzit që vijnë, për Tiranën edhe për shtetin tonë, sepse çdo person që vjen këtu nuk do vijë vetëm për një ditë por do rrijë disa ditë . Uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe pse jo, të kemi edhe vitet e ardhshme aktivitete  të tilla me përmasa kaq gjigande ku marrin pjesë jo më pak se 56 shtete të botës. Ju falënderoj. Ju personalisht, bashkinë e Tiranës dhe gjithë institucionet që janë vënë në dispozicion të na japin një ndihmë sado të vogël”,- tha Noizy.