ART&KULTURË

Shpallet fituesi i "Eurovision Junior", si u rendit përfaqësuesja shqiptare?

Shpallet fituesi i "Eurovision Junior", si u rendit

Andria Putkaradze  e Gjeorgjisë me këngën "Nënës time" ("To My Mom") ka triumfuar në skenën e festivalit “Eurovision Junior”, në stadiumin “Caja Magica” në Madrid të Spanjës.

Shpallet fituesi i "Eurovision Junior", si u rendit

Një nga yjet që u ngjit në këtë arenë magjike për talentet e rinj të Europës ishte edhe 12-vjeçarja shqiptare, Nikol Çabeli.

Me këngën e saj “Vallëzoj”, Nikol përcolli mesazhin e fuqishëm të dashurisë ndaj natyrës dhe harmoninë e jetës.

Pas votimit ajo u rendit e 7-ta mes 17 konkurrentëve.

Shpallet fituesi i "Eurovision Junior", si u rendit

Nikol Çabeli përfaqësoi Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” në Madrid të Spanjës, pasi u shpall fituese në “Junior Fest Albania 2024” me këngën “Vallëzoj”, me poezi nga Eriona Rushiti, muzikë nga Endri Muçaj dhe orkestrim nga Enis Mullaj.  “Junior Fest Albania ” është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së. Slogani i këtij festivali këtë vit ishte “Ti lulëzo”.