Skena artistike shqiptare sot është në zi, pasi ka humbur një nga zërat më të veçantë dhe të dashur të muzikës operistike, sopranoja e mirënjohur Luiza Çako Papa.
Artistja ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ajo ishte bashkëshortja e ikonës së muzikës operistike Gaqo Çako dhe nëna e kantautorit të njohur, Pirro Çako.
Ajo la pas një kontribut të vyer në kulturën muzikore, duke interpretuar një sërë rolesh kryesore në vepra operistike brenda dhe jashtë Shqipërisë.



