
Një sipërmarrës kinez i kriptomonedhave ka zbatuar premtimin e tij për të ngrënë bananen e një vepre arti prej 6.2 milionë dollarësh që bleu javën e kaluar.
Justin Sun bleu veprën famëkeqe të Maurizio Cattelan të vitit 2019, një banane e ngjitur në mur, në shtëpinë e ankandit Sotheby në Nju-Jork.
Ai e hëngri frutin gjatë një konference për shtyp në Hong Kong.
Banania e veprës është ngrënë dy herë më parë - së pari nga një artist performancash në vitin 2019 dhe përsëri nga një student koreano-jugor në vitin 2023 - por asnjëri nuk kishte paguar para për ta bërë këtë, e lëre më 6.2 milionë dollarë.
"Ngrënia e frutit në një konferencë shtypi mund të bëhet gjithashtu pjesë e historisë së veprës së artit," tha Sun. “Është shumë më mirë se bananet e tjera”, shtoi ai.
34-vjeçari tha se ishte i intriguar nga vepra, duke pranuar se kishte pyetje nëse banania ishte kalbur.

New York Times raportoi se një banane e freskët u ble për 35 cent në ditën e ankandit të javës së kaluar, përpara se të bëhej ndoshta një nga frutat më të shtrenjtë në botë.
Secilit pjesëmarrës në ngjarjen e së premtes iu dha një banane dhe një shirit ngjitës si një suvenir.
"Të gjithë kanë një banane për të ngrënë," tha Sun.



