
Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2024 u mbajt ditën e djeshme në UBS Arena të Nju Jorkut. Taylor Swift ishte e nominuar në plot 12 kategori, e ndjekur nga bashkëpunëtori i saj i këngës “Fortnight”, Post Malone me 11. Swift shënoi shtatë fitore dhe Post kishte pesë, duke përfshirë fitoren e tyre më të mirë të natës kur “Fortnight” u shpall video e vitit.
Megan Thee Stallion ishte prezantuesja e mbrëmjes, e cila ishte më shumë si një koncert sesa një ceremoni çmimesh, ndërsa Eminem hapi shfaqjen me ndihmën e Jelly Roll. Performues të tjerë përfshinin emra të njohur si: Camila Cabello, GloRilla, Rauw Alejandro, Lenny Kravitz dhe Sabrina Carpenter.
Kjo është lista e plotë e fituesve:
Videoja më e mirë e vitit - Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight”
Artisti i vitit - Taylor Swift
Kënga e vitit - Sabrina Carpenter – “Espresso”
Artisti i ri më i mirë - Chappell Roan
Bashkëpunimi më i mirë - Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight”
Artisti më i mirë i zhanrit pop - Taylor Swift
Klipi më i mirë i zhanrit hip-hop - Eminem – “Houdini”
Klipi më i mirë i zhanrit R&B - SZA – “Snooze”
Klipi më i mirë i zhanrit alternative - Benson Boone – “Beautiful Things”
Klipi më i mirë i zhanrit rock - Lenny Kravitz – “Human”
Klipi më i mirë latin - Anitta- Mil Veces
Klipi më i mirë afrobeats - Tyla - Water
Regjia më e mirë - Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” – Regjia nga Taylor Swift
Kinematografia më e mirë - Ariana Grande – “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)” – Kinematografia nga Anatol Trofimov
Editimi më i mirë - Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” – Editimi nga Chancler Haynes
Klipi më i mirë i zhanrit K-Pop - Lisa – “Rockstar”
Video me mesazhin më të mirë - Billie Eilish – “What Was I Made For (From the Motion Picture “Barbie”)”
Koreografia më e mirë - Dua Lipa – “Houdini” – Koreografia nga Charm La’Donna
Efektet vizuale më të mira - Eminem – “Houdini” – Efektet vizuale nga Synapse Virtual Production, Louise Lee, Rich Lee, Metaphysic, Flawless Post
Drejtimi artistik më i mirë - Megan Thee Stallion – “BOA” – drejtimi artistik nga Brittany Porter



