ART&KULTURË

Tirana mirëpret Festivalin e parë Ndërkombëtar të Vallëzimit

Tirana mirëpret Festivalin e parë Ndërkombëtar të

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes, 14 shtator, një videomesazh të koreografit me famë botërore, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj.

Me ftesën e vetë mjeshtrit të skenës botërore, Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit do të mbahet nga data 9 shtator deri më 25 tetor.

Ky aktivitet i jashtëzakonshëm do të zhvillohet në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, duke sjellë artin e vallëzimit modern më pranë qytetarëve.

“Ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama, duke ndarë entuziazmin për këtë Festival që pritet të ndezë Tiranën me performanca artistike të nivelit më të lartë.